Milani ka arritur t’i kthehet rezultateve pozitive duke fituar 5-1 në “Europa League”, ndaj Austrisë së Vienës. Në 10 ndeshjet e fundit Milan ka arritur të fitojë vetëm 3 prej tyre, duke dëshmuar krizën që është duke kaluar aktualisht.

Në atë takim të zhvilluar, legjendës braziliane i ka rënë në sy klasi i Andre Silvës. Kaka është shprehur i bindur për “Sky Italia” në të ardhmen e madhe të këtij lojtari:

“Andre Silva është një milanist i vogël. Ai duhet të rritet dhe maturohet. Të luajë në një kompeticion të tillë evropian, është shumë e rëndësishme për të. Unë e pëlqej atë shumë në stilin e lojës dhe dje krijoi dy gola. Talenti portugez është një lojtar shumë i mirë dhe ka një të ardhme të madhe”, ka përfunduar Ricardo Kaka.

Artikulli paraprakMessi merr Këpucën e Artë për herë të katërt, barazon Ronaldon
Artikulli tjetërReprezentuesi i Kosovës pensionohet nga futbolli