Anërari i Lirisë, Ervis Kaja, ka reaguar përmes faqes zyrtare të klubit, për një moment shumë interesant që ndodhi para ndeshjes Liria-Gjilani.
Gjyqtari kryesor Besfort Kosumi, nuk e lejoi në luante me këtë maskë sepse është konsideruar e rrezikshme për të dhe kundërshtarët.
Ja çfarë ka shkruar Kaja.

“Janë kapse të llastikut jo hekur.Maska mbajnë lojtar bote, e këta këtu nuk të lejojnë,..!”.
“Është maskë profesionale me karbon”, ka shpjeguar Kaja, që ishte në Tiranë enkas për këtë.
Besfort Kasumi e Arben Halilaj, nuk lejuan qe Kaja të paraqitej me maskën identike në foto, duke konsideruar si të rrezikshme.
Mirëpo, Kaja ka mbet i habitur sikundër edhe pjesa tjetër e klubit e publiku.Kaja, me këtë maskë luajti me Feronikelin.
Kaja, pas një lëndimi ka thyer hundën në tre vende. Ndërkohë, operimi ka kaluar me sukses, por që mjekët një kohë i kan sugjeruar të përdor maskën mbrojtëse.
Me një maskë të tillë kishte luajtur më herët edhe Lewandovski.

Artikulli paraprakE plotësoi epitetin e derbit botëror
Artikulli tjetërReagim i shpejtë i Besfort Kosumit, rreth maskës së palejuar