Ylli brazilian Kaio Jorge ka pranuar transferimin te Milan.

Rossonerët duan që Jorge të jetë sulmuesi i tretë i skuadrës. Pa dyshim, Milan është klubi më aktiv italian në treg. Nënshkrimi i fundit i Olivier Giroud nuk do të jetë sulmuesi i fundit i Rossonerëve pasi Milan po kërkon një sulmues të ri për partneritet me dy veteranë me përvojë si francezi dhe Zlatan Ibrahimovic, përcjell Korneri.net

Objektivi numër një i Milan është Kaio Jorge. Kontrata e sulmuesit brazilian me Santos skadon më 31 dhjetor kështu që ai është konsideruar si një mundësi e shkëlqyer nga menaxhmenti. Sipas La Gazzetta dello Sport, Rossonerët janë në pozicion të mirë për të nënshkruar me yllin brazilian. Kaio Jorge ka rënë dakord për kushtet personale me Milan mbi një kontratë afatgjate. 

Paolo Maldini tani është duke punuar për të mbyllur një marrëveshje me Santos. Klubi brazilian kërkon 10 milionë për Jorge por për shkak të situatës së kontratës së lojtarit Santos nuk ka shumë fuqi negocimi. Milan do të donte ta sillte Kaio Jorge menjëherë nën urdhrat e Pioli, por, nëse nuk gjendet një marrëveshje me Santos, ardhja e tij do të shtyhej për gjashtë muaj në një transferim falas.

Paolo Maldini dhe Frederic Massara janë optimistë se negociatat mund të mbyllen për një tarifë afër 5 milion €. Në ndërkohë, Milan ka rifilluar bisedimet për të zgjatur kontratën e Franck Kessie. Maldini do të takohet me agjentin e Kessie, George Atangana këtë javë. Mesfushori i Bregud të Fildishtë po kërkon një kontratë të re me 6 milionë në sezon, ndërsa Milani po ofron 5.5 milionë në vit, përfshirë shtesat. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here