Kanë kaluar rreth 3 vjet por ai kafshim i Suarez ndaj Chiellinit në ndeshjen Uruguaj-Itali për fazën e grupeve të Botërorit 2014 ka hyrë tashmë në histori. Gazeta peruane “El Bocon” e analizon atë moment në një këndvështrim interesant, sesa i kushtoi sulmuesit uruguajan gjesti aspak etik përtej asaj që të gjithë tashmë e dinë, katër muajt e skualifikimit nga çdo aktivitet ndërkombëtar. Suarez u gjobit me rreth 82 mijë Euro nga FIFA por dëmi ekonomik për të ishte disa herë më i madh.

Kompania Adidas që ishte edhe sponsori personal e ndërpreu menjëherë kontratën që kishte me lojtarin. Suarez u gjobit gjithashtu edhe nga Liverpool, pasi skuadra e tij në atë kohë ende nuk kishte nënshkruar për Barcelonën. “The Reds” e gjobitën sulmuesin me rreth 92 mijë Euro. Në total, Suarez u detyrua të hiqte nga xhepat e tij rreth 250 mijë Euro dhe kjo vetëm për shkak të një momenti marrëzie. Ky është një tregues i qartë se lojtarët në fushë nuk duhet të jenë vetëm të talentuar por edhe profesionistë të vërtetë sepse marketingu është një element thelbësor në karrierën e tyre. Në futboll një rëndësi të madhe ka imazhi i lojtarëve sepse ata janë shembuj që frymëzojnë botën dhe në këtë rast, Suarez nuk rezultoi një shembull për t’u marrë.

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakSkautët e Atl.Madrid me vëmendje po e shikojnë formën e Suso
Artikulli tjetërI tërë Roterdami në festë për titullin e parë pas 18 vjetësh (Video)