Para ndeshjes me Spanjën trajnieri i kombëtares shqiptare, De Biasi, kishte në dispozicion 25 lojtarë, ku 2 nga këto duhet të liheshin jashtë listët përfundimtare me 23 lojtarë.

Në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit trajnieri la jashtë Latifin dhe Memushajn, i cili ishte i dëmtuar.

Ndërsa në ndeshjen kundër Spanjës ai vendosi të linte jashtë Latifin dhe Ergys Kaçen, i cili nuk është aspak dakort me vendimin e trajnierit.

“Nuk e di pse është marrë ky vendim. E di vetëm trajneri. Nuk e di fare pse po ndodh diçka e tillë. Nuk e kuptoj trajnerin për këtë që bën. S’e di pse bëhet diçka e tillë”, deklaron Kaçe për Panoramasport

Ndërsa thotë që ka dhënë maksimumin në stërvitje.

“Nuk di se çfarë fshihet. Nga ana ime nuk ka ndodhur asgjë. Në stërvitje kam dhënë gjithmonë 100% tim dhe jam përpjekur në çdo seancë të tregoj vlerat e mia. Vetëm kaq,” përfundon ai.

Artikulli paraprakRaul, lojtari më i mirë i kampionatit spanjoll
Artikulli tjetërJa sa mungon Sergio Ramos