Një transferim i sulmuesit te Manchester Unitedit, Wayne Rooney në MLS te Amerikës, nuk ka gjasa, raportojnë mediat britanike.

Sulmuesi anglez ka qenë i lidhur me kalimin në futbollin amerikan, por duket se ku operacion do të dështojë për shkak të tarifës së madh te lojtarit, i cili tek “Djajtë e Kuq” fiton 300 mijë euro në javë.

31-vjeçari është i lidhur me largimi nga “Old Traffordi”, pasi që Rooney ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Jose Mourinhos.

Rooney, i cili kërkohet edhe nga Kina, mund të rikthehet në ish-klubin e tij, Everton. Thuhet se bosi i Evertonit, Ronald Koeman e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te lojtarit në Goodison Park.

Artikulli paraprakAncelotti trajner i madh, por te Bayern ka edhe zhgënjime
Artikulli tjetërAnaliza e De Biasi-t: Juventus nuk meritoi më shumë se një pikë ndaj Lyon