Me interesim të jashtëzakonshëm po pritet ndeshja e pestë dhe e fundit gjysmëfinale në mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtina-Trepça.

Pas rezultatit 2-2 në ndeshje, kaltër e bardhët e luajnë përballjen vendimtare në shtëpi, në palestrën e sporteve në Prishtinë, e cila është shumë e vogël krahas interesimit të madh të adhuruesve të këtij sporti, e në veçanti atyre më të flaktit të cilët duan të jenë prezent në palestër, shkruan Korneri.net

Shitja e biletave ka nisur që sot (e enjte), si asnjëherë më parë, por kjo është dashur të ndodh për shkak të interesimin të madh.

Për vetëm 3 orë, besoni apo jo, janë shitur të gjitha biletat VIP, dhe 70% e biletave për pjesën tjetër të palestrës, andaj ata që duan të jenë në ndeshje, duhet të shpejtojnë pasi biletat po shiten me të madhe.

Çmimi i biletës është 3 euro, por tashmë sasia e tyre është e limituar.

Ndeshja Sigal-Prishtina-Trepça, luhet të dielën me fillim nga ora 17.15, e vlefshme për finale e madhe, atje ku i pret Peja.  /Korneri.net

Artikulli paraprakSpanjolli i famshëm drejt Milanit
Artikulli tjetërDaniele Orsato, referon derbin Roma-Milan