A mund të “blindohet” një lojtarë që ka luajtur vetëm 3 minuta në gjashtë muajt e parë të sezonit?

Duket se po, duke marrë parasysh që Milan, të paktën për momentin, nuk do marrë në konsideratë asnjë ofertë, qoftë për huazimin apo shitjen përfundimtare të Leonel Vangioni-t, i cili, të paktën deri tani, mund të konsiderohet një objekt misterioz i skuadrës së Vincenzo Montella-s.

Argjentinasi, që ka shkuar në Milanello verën e kaluar me kosto zero nga River Plate, nuk ka qenë në planet e kuqezinjve për 19 javë të kampionatit, para se të bënte debutimin e tij në Serinë A për plot 180 sekonda, në ndeshjen e luajtur të hënën e kaluar kundër Torinos.

Por, duke marrë parasysh problemet fizike të kohëve të fundit, të Mattia De Sciglio-s dhe ato të mëparshmet të Antonelli-t, klubi kuqezi ka vendosur të bllokojë momentalisht largimin e Vangioni-t. Për të, kryesisht në ditët e para të janarit, janë interesuar Sevilla dhe Sportingu i Lizbonës, që kanë kërkuar ta marrin futbollistin me formulën e huazimit./Telesport/.

Artikulli paraprakBernie Ecclestone shkarkohet nga F1!
Artikulli tjetërStervitja e parë për 7-shën e re….