Është jashtë akcionit shkaku i lëndimit, por ndihet ok.

Duke pritur kthimin në fushën e blertë pas operacionit në këmbën e djathtë, braziliani Neymar vendosi të ndryshonte pamjen (frizurën) e tij. Sulmuesi i PSG, i cili po kalon riaftësimin në pallatin e tij të ëndërrave në Mangaritiba, është bindur nga disa miq të tij për të ndryshuar pamjen, ose më mire thënë, frizurën, përcjell Korneri.net

Pastaj, si gjithmonë, ai e postoi rezultatin në profilin e tij Instagram. Neymar ende është tema kryesore në Evropë, jo për shkak të ndryshimit që ka bërë, por për transferimin eventual te Real Madridi, që do të ishte më i madhi në histori të futbollit, duke e tejkaluar edhe atë nga Bartcelona te PSG. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here