Derbi i xhiros së 16. në Premier ligën e Bosnje dhe Hercegovinës, ndërmjet dy skuadrave më të mëdha Zeljeznicar dhe Sarajevo, nuk u luajt në stadiumin e mbuluar me borë Grbavica.

Kjo nuk ka qenë aspak arsye pse ndeshja u shty për 24 orët e ardhshme, sepse besoni apo jo, borën deshtën ta largojnë vetëm dy persona përgjegjës, ndërsa topat e ndeshjen janë lyer me ngjyrë të kuqe pak para ndeshjes, diçka që nuk është dashur të ndodh në asnjë mënyrë pasi topat do të duhet të jetë të gatshëm për kushte të tilla, derisa bora është dashur të pastrohet nga minimumi 30 persona.

Këto janë kushte nëpër të cilat po kalon futbolli i Bosnjes, që duket se nuk është aspak para nesh këtu në Kosovë, por në aspektin reprezentativ janë shumë larg nesh.
Këto pamje po u sjellim në mënyrë që të mos ankohet tifozët e klubeve tona dhe adhuruesit e futbollit, pasi ka edhe më keq se ne. /Korneri.net

Artikulli paraprakDrenica fitoi te Flamurtari
Artikulli tjetërF1, Bottas fiton Çmimin e Madh të Abu Dhabi, kampioni Hamilton i dyti