Deklaratë shumë interesante dhe e madhe e Bledi Shkëmbit pas ndeshjes Liria-Feronikeli.
Ai ka thumbuar kryesinë e re të klubit Liria, duke dhënë deklaratë ekskluzive për Superpsort Kosova.
Ai tha se ka dhënë dorëheqje para dy ditësh, por për hirë të futbollistëve po qëndron në krye të Lirisë, përcjell Korneri.net
Ai shpjegoi problemet e mëdha prej largimit të presidentit të dikurshëm Mirsad Qollaku, i cili ka lënë në “lloq” klubin prizrenas sepse Shkëmbi tha se me kryetarin e ri dhe zyrtarët tjerë nuk janë aspak të kënaqur dhe ndoshta edhe mund të largohet shumë shpejtë brenda pak ditëve. “Nuk më intereson paraja e asgjë tjetër përveç lojtarëve, por u desht ta jepja këtë deklaratë për hirë të opinionit” tha në fund Shkëmbi. /Korneri.net