Çmimet e lojtarëve rriten vit pas viti dhe aktualisht është e pamundur të blesh gjatë merkatos një futbollist të mirë me një shifër më të ulët se 30 milionë euro.

Për të mos folur për futbollistë kampionë, të cilët tashmë mund të përballohen nga një numër shumë i vogël klubesh. Edhe pse ka blerë për 90 milionë euro një lojtar si Higuain, Juventusi është nga ata klube që di të “peshkojë” në merkato, duke marrë lojtarë të jashtëzakonshëm me kosto zero.

Bardhezinjtë kanë arritur të pasurojnë skuadrën me talente, pa shpenzuar fare. Fillimisht ishte Fabio Cannavaro, i cili, pasi luajti për Realin e Madridit, u kthye te bardhezinjtë. Një vit më vonë, morën sulmuesin Luca Toni, i cili nuk pati fat në aventurën e tij me “Zonjën e Vjetër”.

Në sezonin 2011-2012 iu bashkua falas Juventusit një nga mesfushorët më të mirë që ka parë bota: Andrea Pirlo. Pas 10 vitesh te Milani, Pirlo veshi fanelën e rivalëve historikë pasi nuk iu rinovua kontrata nga kuqezinjtë.

Sezonin pasardhës, Paul Pogba u ble për vetëm 1 milion euro nga Manchester United dhe iu shit po këtij klubi për 105 milionë euro.

Në fund, blerja me kosto zero më e goditur e Juventusit është ajo e Dani Alves, i cili u largua nga Barcelona dhe te bardhezinjtë po përjeton një rini të dytë.

Artikulli paraprakIrene Gonzales Tobozo; mjekja sexy që ka ndezur Milanon
Artikulli tjetërHuntelaar kthehet në klubin e zemrës