Fitore emocionuese e Juventusit në sekondën e fundit të shtesës përballë Veronës, në “Allianz Stadium”. Për minuta të tëra bardhezinjë e kishin kërkuar me ngulm golin, madje iu anuluan dy gola, por festa do të ndizej pikërisht kur tabela elektronike do të shënonte 90+6:00.

Një sukses “in extremis”, por sigurisht i merituar nga bardhezinjtë për atë që dhanë në fushë.

Bardhezinjtë panë t’iu anuloheshin dy gola të shënuar nga i njëjti autor, Moise Kean, nga një në çdo pjesë, i pari për pozicion jashtë lojë milimetrik (vetëm cepi i thembrës), por duhet pranuar se të besuarit e Allegrit shpërdoruan raste pa fund me Vlahovic, Chiesa e Yildiz e Milik, ndërsa heroi i mbrëmjes ishte Cambiasso, që shtyu thuajse mbi vijnë fatale topin e kthyer nga shtylla pas goditjes me kokë të Milik.

I gjithë “Allianz Stadium” në ekstazë për një gol që u kërkua me ngulm gjatë gjithë ndeshje, por që erdhi atëherë kur kryesori ishte gati për të vërshëllyer fundin e ndeshjes.

Një sukses që e ngjit, qoftë përkohësisht, Juventusin në vendin e parë me 23 pikë, një më shumë se Interi.

Artikulli paraprakMilan godet fuqishëm, siguron mbrojtësin e fortë të majtë
Artikulli tjetërLukaku nxeh atmosferën para Interit: Kontestimet e San Siros? As që më bëjnë përshtypje