11 ndeshje 11 fitore për kampionin dhe liderin aktual në Serie A Juventusin në shtëpi. Bilanci i 100% para tifozëve të vet e bënë Juventusin unik në këtë drejtim sepse askush në top-5 ligat më të forta evropiane nuk e ka regjistruar këtë bilanc pozitiv.

Paulo Dybala me një supergol me të majtën pas asistimit të Mario Mandzukic e hapi serinë e golave, për ta mbyll 12 minuta më vonë argjentinasi tjetër Gonzalo Higuain që i dha grushtin e fundit Lazios që nuk pati asnjë mundësi të mirë para portierit të papunë Gigi Buffon.

Juventus lider me 48 pikë, Roma mbetet e dyta, Napoli i treti.

 

Artikulli paraprakDiego Costa kushton kaq…
Artikulli tjetërMediat spanjolle: Real Madridit të paktën një muaj do ti mungojnë këta dy futbollistë