Njëri largohet tjetri transferohet.

Duket pak e çuditshme kjo që po shkruajmë, mirëpo sinlajet e para janë mjaftë serioze edhe pse shumë befasuese ngase kemi të bëjme me dy emrat më të shquar të futbollin italian, shkruan Korneri.net

Juventusi po mendon shitjen e Gonzalo Higuain. Njëri apo ndoshta lojtari më i mirë i biankonerëve mund të sakrifikohet gjatë kësaj vere përkundër bilancit pozitiv financiar që ka klubi i madh italian.
I blerë nga Napoli për rekord 90 milionë euro, argjentinasi disi nuk po shikohet me sy të mirë apo më saktë shikohet si një kartë monetare që ka vlerë të madhe në treg.

Juventus mendon ta shet te Chelsea dhe nga kartoni i tij të përfitoj të paktën 70 milionë euro, 20 më pak se sa u ble dy vite më parë.
Mirëpo, edhe më bombastik është lajmi se kush parashikohet si pasardhës i “El pipita”.
Fjala është për argjentinasin tjetër, por nga rivali i përjetshëm Inter, Mauro Icardi. Normalisht transferimi i tij nuk do të jetë aspak i lehtë duke e ditur raportet që kanë skuadrat rivale, e sidomos për faktin se po flitet shumë për një klauzolë të lartë dhe të paprekshme për Icardin, i cili shihet si “lideri” i Interit për vitet e ardhshme. Kontrata e tij e re pritet të finalizohet shpejtë me një shkëputje kontrate hiç më të vogël se 400 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakPritet përgjigja nga UEFA, ndërkohë Milan në bisedime me këta futbollistë
Artikulli tjetërFeronikeli e liroi, Drita e rrëmben (FOTO)