Juventusi pa kualifikimit në çerekfinale në Ligën e Kampionëve, e vazhdon marrshin edhe në Serie A.

Para adhuruesve të vet mposhti Udinesen me rezultat 2:0, me dy golat e realizuar nga talenti i madh Paulo Dybala. Argjentinasi që po e kthen formën e dikurshme shënoi nga një dy në të dyja pjesët, duke shtuar se në fund të pjesës së parë e huqi penalltinë Gonzalo Higuain.

Lazio barazoi krejt në fund në udhëtim te Cagliari 2:2, dhe tash i rrezikohet pozita e katërt dhe vendi në Ligën e Kampionëve.
Leonardo Pavoletti e kaloi në epërsi skuadrën nga Sardegna, për ta barazuar rezultatin me autogol Luca Ceppitelli. Fitoren Cagliarit ishte afër t’ia siguronte nga penalltia Nicolo Barella, por Ciro Immobile në minutën e 95, shënoi për pikën e Lazios.

Atalanta nuk po dorëzohet dhe me fitoren e shënuar në udhëtim te Bologna 0:1, po i afrohet zonës së Europa League.
Golin e fitores e shënoi Marten de Roon.

Crotone duket se po i shpëton më të keqes sivjet pasi në shtëpi deklasoi Sampdorian 4:1, ndërsa Sassuolo lëshoi mundësi të mirë të mposht rivalin direkt për mbijetesë Spal duke luajtiur 1:1, edhe pse Politano e huqi penalltinë e fitores. /Korneri.net

Artikulli paraprakNuk luhet ndeshja Genoa-Milan?
Artikulli tjetërE thotë Dragusha: “Asgjë nuk është e rastësishme te Vëllaznimi”