Një ndeshje më pak se Inter dhe Milan, por Juventusi ka 45 pikë pas triumfit ndaj Crotones 3-0.

Juventus ishte skuadër bindshëm më e mirë se skuadra e fundit në tabelë dhe skuadra me mbrojtjen më të dobët në futbollin italian, që nuk arriti asnjëherë të rrezikonte portierin Gigi Buffon, që u paraqit për herë të 654 në karrirë, më shumë se çdo lojtarë tjetër në historinë e 5-top kampionateve evropiane, shkruan Korneri.net

Cristiano Ronaldo ishte protagonist apsolut në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të bukur me kokë, por i huqi edhe dy raste të pastërta në portë të zbrazët, me Juven që shkoi në pushim me epërsi të dyfishtë.

Në pjesën e dytë Juventusi shënoi edhe golin e tretë me anë të Weston McKennie që mbylli gjithçka në ndeshjen pa histori.

Me këtë ritëm Juve duket kandidatë serioz për titull, që nuk e kishte javë më parë, ndërsa në xhiron e ardhshme luan me Veronën në udhëtim, kurse Crotone e pret në shtëpi rivalin direkt për mbijetesë, Cagliarin. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here