Komiteti Olimpik italian vendosi që Juventus-Napoli të luhej përsëri dhe t’i hiqeshin me efekt të menjëhershëm 3 pikëshin Juventusit dhe -1 pikë penalizim Napolit.

E gjithë zanafilla e kësaj çështje ishte kur më 3 tetor 2020 në skuadrën e Napolit u infektuan me koronavirus dy lojtarë, dhe Autoriteti Shëndetësor Lokal nuk e lejoi ekipin të udhëtonte drejt Torinos për t’u ndeshur me Juventusin mbrëmjen e 4 tetorit 2020.

Juventusi u paraqit në stadium duke respektuar të gjitha rregullat e një ndeshje futbolli, dhe më pas Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Italiane të Futbollit vendosi që Juventusit t’i jepnin tri pikët në tavolinë si fitues i këtij dueli dhe skuadrës napoletane t’i hiqnin -1 pikë nga klasifikimi.

Presidenti De Laurentiis e hodhi në Gjykatën e Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit deri sa u mor vendimi që pikët të dyja skuadrave t’u hiqnin dhe sfida të zhvillohej.

Edhe pse me kalendar të ngjeshur ku luhet çdo 3-4 ditë, hipoteza e fundit që ngrihet sipas mediave italiane thuhet se, kjo sfidë mund të zhvillohet më 13 janar 2021.

Datë kur luhet raundi i 1/8 të Kupës së Italisë por të destinuara për t’u shtyrë për të dyja skuadrat, pasi i duhet bërë vend supersfidës së “Allianz Stadium”.

/Panorama Sport

Artikulli paraprakBrandi Love Bella Rose Bride To Be Incest Sex Teen Hd, Uploaded By Paperone
Artikulli tjetërMatthaüs: Haaland, makinë goli që fluturon, s’do të qëndrojë gjatë në Dortmund