Atë që Juventus e bëri të martën mbrëma përballë Barcelonë, duke e fituar ndeshjes si me lojë ashtu edhe me rezultat (3:0), nuk do shumë koment pasi diciplina, strategjia dhe efikasiteti ishin në nivelin më të lartë të mundshëm.
Statistikat e biankonerëve janë të frikshme, dhe me këtë ritëm (duhet) të jetë në finalen të këtij edicioni. Pse është dhe duhet të jetë kështu, lexoni me vëmendje statistikat.

Statistika fantastike të Juventusit
• Juventus nuk i ka shënuar kurrë 3 gola dhe fitore me më shumë se një gol ndaj Barcelonës.
• Juventus është skuadra e pesë në histori të Champion s që ka pranuar vetëm 2 gola në 9 ndeshje. Më herët të gjitha katër skuaadrat me kto shifra kanë depoërtuar në fnale.
• Para dygolëshit të Paulo Dybala, vetëm një futbollist tjetër i Juventuesit kishte shënuar dy gola në në ndeshje…Carlos Tevez ndaj Dortumdit në mars të vitit 2015.
• 14 nga 16 e këtij stinori Dybala i ka realizuar në Juventus Stadium.
• Goli i parë i Dybala, pas vetëm 6’34 minutave, ishte goli më i shpejtë i pranuar i Barcelonës në të gjitha garat.
• Në histori të Champions League, vetëm njëherë Barcelona ka pranuar dy gola më shpejtë se ndaj Juventusit. Ndodhi në mars 2005 kur ishte 0:2 ndaj Chelsea që kishte shënuar dy gola për 17 minuta.
• Juventus ka shënuar gol në 33 ndeshje zyrtare me radhë, që është seria më e gjatë që nga mars ii vitit 2006.
• Juventus i ka fituar të gjitha 16 ndeshjet e fudnit në Juventus Stadium dhe është pa humbje në 48 ndeshje zyrtare në të gjitha garat (42F, 6B). Humbja e fundit ishte kundër Udineses në gusht të vitit 2015.
• Që nga edicioni 2003/04, vetëm njëherë Juventus ka fituar një ndeshje në Champions League me posedim të topit 32% siç ndodhi mbrëmë, kurse me 31% të posedimit e kishte mposht Real Madridin në tetor të vitit 2008.
• Katër goditje në drejtim të portës për Gonzalo Higuain: Asnjëherë më shumë në një ndeshje në fanellën e Juventusit.

Artikulli paraprakLuksemburg-Shqipëri, miqësore më 4 Qershor
Artikulli tjetërPo, futbolli luhet për ta!