Humbja e Milanit 0-3 në shtëpi ndaj Atalantës dhe barazimi pa gola i Interit në transfertën ndaj Udineses, i shkojnë për shtat Juventusit, që sot në orën 12:30 do të presë në “Allianz Stadium” Bolognën me synimin për të marrë tre pikët që do ta afronin edhe më shumë me kreun.

Pas humbjes 2-0 në “San Siro” ndaj Interit, bardhezinjtë reaguan mjaft mirë në mesjavë në Superkupën e Italisë ndaj Napolit, ku fituan 2-0 dhe ngritën art trofeun, i cili ishte edhe i pari për Andrea Pirlon në karrierën si trajner.

Tani misioni i kampionëve në fuqi është të afrohen sa më shumë me kreun e renditjes, me qëllim që të mbajnë gjallë shpresat për titullin e 10 radhazi kampion, ndonëse këtë sezon beteja me milanezet pritet të jetë vërtetë e ashpër.

Ndeshjet tjera të sotme janë edhe si Verona-Napoli e Genoa-Cagliari në orën 15:00, Lazio-Sassuolo në orën 18:00 dhe Parma-Sampdoria në 20:45.

Artikulli paraprakReali i sigurtë, Benzema i pandalshëm, shënoi edhe Hazard
Artikulli tjetërBarcelona ndjek Realin, Atl.Madrid të largohet sërish