Juventusi e humbi ndeshjen më të rëndësishme të stinorit, dhe sërish mbeti pa e fituar trofeun aq të çmuar atë të Ligës së Kampionëve përballë kampionit të dhe të vjetër evropian Real Madrid 4:1.
Por, biankonerët nuk u kthyen nga Cardiff me duar të thata.

UEFA ka ndarë shpërblimet për skuadrat pjesmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, dhe sivjet është ndarë një fond rekord.
Interesant, pikëisht Juventusi ka fituar më së shumti nga Liga e Kampionëve, edhe më shumë se Real Madridi, shkruan Korneri.net.

Sipas informacioneve që vijnë nga Italia, Juventus ka fituar sivjet 109 milionë euro, kurse Real Madrid 89 milionë.
Reali dhe Juve i fituan nga 12,7 milionë euro për plasman në Ligën e Kampionëve, ndërsa ne temelet e rezultateve Reali i fitoi 6, kurse Juventus 8 milionë euro, nga 20 milionë i fituan që depërtuan në fazën e eliminimeve, kurse në finale fituesi mori 15.5 milionë euro, kurse humbësi 11 milionë.
Dallimin e madh Juve e bëri pikërisht në faktine përmendur “market pool”, pasi fitoi 50 milionë karshi 35 të Realit.

Juventusi bëhet klubi i parë që e kalon shifrën prej 100 milionë euro fitime të ndonjë skuadre në Ligën e Kampionëve. Aty hynë edhe përfitimet nga marketingu, nga të drejtat televizive, sepse atë pjesë të buxhetit e ndanë me Napolin skuadër kjo që fitoi nga kjo ngjarje sicjet 65,7 milionë euro. /Korneri.net

Artikulli paraprakStatistikat e barazhit, Drita eksperte e ndeshjeve play-out, Vllaznia skuadra e 34
Artikulli tjetërZyrtare: Buffon zbulon kohën se kur do të pensionohet