Nëse nuk ndryshohet mentaliteti në klub, nuk punohet me shumë me krahët apo edhe të ndryshoj sistemi i lojës, shumë futbollistë të rinjë dhe të talentuar të Milanos mund të largohet (blehen) nga klubet tjera.
Marrim shembullin e reprezentuesit italian Mattia De Sciglio i cili nuk është se po vërehet shumë te rosonerët, ndërsa në përfaqësuesen e axurëve është shumë më aktiv dhe më produktiv.

Në këtë drejtim po shikon me seriozitet maksimal Juventus që tashmë i ka dërguar edhe ofertë zyrtare Milanos për 24-vjeçarit prej 15 milionë eurosh pasi kontrata e tij i skadon në qershor të vitit 2018, dhe për momentin nuk asnjë sinal që Milan do t’ia vazhdoj apo jo kontratën.
Përderisa nuk dihet se çfarë do të ndodh me pasardhësin e Silvio Berlusconit, atëherë skenarë të tillë do të ketë shumë.

Artikulli paraprakPeja mposhtet në sekondat e fundit dhe nuk kaloi në finale
Artikulli tjetërPioli do të mbetet te Inter