Një tjetër derbi, një tjetër fitore e Juventusit. Roma me një sulmues që ishte gabim i madh luajti për 90 minuta ndaj biankonerëve që përkundër mungesës së Leonardo Bonuccit, ende e ka mbrojtjen më të mirë në Itali dhe ndoshta në Evropë, andaj të përzgjedhurit e Luciano Spallettit, nuk arritën të bëjnë asgjë edhe pse 20 minutat e fundit i takuan në tërësi.
Edhe njëherë vendosi argjentinasi Gonzalo Higuain që shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0, dhe tash Juventus shkon në +7 ndaj Romës, pork a aq shumë deri në fund të kampionatit saqë asgjë nuk ka përfunduar nëse dikush mendon se përfundoi kampionati.
Është fitorja kryesore e pjesës vjeshtore për Juventusin, por ka edhe shumë të tjera, ndërsa ajo që është e sigurtë, Juventus shpallet jkampion vjeshtor.