Duket e çuditshme dhe e paarritshme, mirëpo mesfushori turk Emre Can shumë lehtë mund të përfundoj te Juventusi gjatë këtij afati kalimtar veror, shkruan Korneri.net.
Për shkak se nuk po e vazhdon kontratën me Liverpool që i skadon vitin tjetër dhe fjalët e Jurgen Klopp se mund ta shet lojtarin për 35 milionë euro, janë dëshmi të qarta se Juventus e ka afër të realizojë këtë operacion, edhe pse oferta e biankonerëve nuk e kalon shifrën prej 25 milionë euro.
Klopp dhe Liverpool janë kategorikë në shumën që e kërkojnë, por thuhet se java e ardhshme do të jetë vemdimtare sa i përket ardhmërisë së Emre Can. /Korneri.net

Artikulli paraprakMILAN PO ZGJOHET, “Poker” i rosonerëve ndaj gjigantit Bayern Munchen
Artikulli tjetërMan City transferon mbrojtësin e Monacos