Në vitin 2001, Juventusi, edhe pse kishte emra të mëdhenj në përbërje, nuk arriti që të sigurojë ndonjë trofe.

Bardhezinjtë u eleminuan nga Liga e Kampionëve, dolën të dytët në kampionatin e fituar nga Roma dhe humbën finalen e Kupës së Italisë.

Por, një rekord “bardhezinjtë” e atij sezoni e kanë vendosur, atë të prodhimit të më shumë trajnerëve se kushdo tjetër.

Në total, në një fotografi të vetme janë 14 trajnerë dhe po t’i shtosh edhe Carlo Ancelottin, që e drejtonte skuadrën atë sezon, bëhen 15 të tillë.

/ Topchannel

Artikulli paraprakDybala kthehet në Itali me agjentin e tij
Artikulli tjetërMavraj i mërzitur: Nuk luajë, por me shpirt e me zemër…..