Gjiganti italian Juventus vazhdon bisedimet me gjermanët e Schalkes për mbrojtësin e majtë, Sead Kolasinac.

Patrice Evra duket se nuk ka të ardhme në “Juventus Stadium”, kështu në atë pozicion ngelet vetëm Alex Sandro, por “Zonja e Vjetër” nuk mund të rrezikojë me vetëm një mbrojtës në krahun e majtë.

“Tuttosport” shkruan se Juve ka bërë një ofertë prej 2 milionë eurosh dhe me bonuset mund të shkojë deri në 5 milionë euro transferimi i tij në Seria A.

Kontrata e Kolasinac më Schalken, skadon në fund të këtij sezoni. Për të interesohen edhe klubet angleze, Liverpool, Tottenhem dhe West Ham.

Artikulli paraprakZyrtare: Sigal Prishtina përforcohet me dy amerikan
Artikulli tjetërGati kontrata e re…