Janë katër skuadra në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por është vetëm skuadra italiane Juventus që mund ta fitoj “tripletën” sepse është në finale të Coppa Italia, është bindshëm në pozitën e parë në Serie A gjashtë javë para fundit, dhe padyshim një favorit i madh për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, shkruan Korneri.net.

Pikërisht kur jemi te gara më e çmuar evropiane, kundërshtari i Juventusit u deklasua në Kuopën e Francës nga PSG 5:0, dhe nuk mund të fitoj gjithçka këtë edicion edhe pse kryeson në Ligue1, ndërsa Reali dhe Atl.Madrid më herët janë eliminuar nga Copa del Rey, kështu që as madrilienët nuk mund t’i fitojnë të gjitha trofetë e këtij viti.

Juventusi këtë vit është i jashtëzakonshëm pasi në çdo element të lojës është më i mirë se kundërshtarët e vet edhe në Evropë, kurse kur t’i shtohet fakti se deri më tani ka pranuar vetëm 2 gola, atëherë pa dyshim se superioriteti i tyre duhet të kulmoj me triumfin e trefishtë. /Korneri.net

Artikulli paraprakReali luan futboll më të bukur dhe më bindës pa Ronaldon
Artikulli tjetërFormula 1, Kubica paralajmëron rikthimin