Juventus e ka fituar derbin e xhiros së 11-të në Serie A, pasi mposhti Milanin me rezultat 2:0.

Ishte kjo një ndeshje e dominuar tërsisht nga Juventus, kurse Milan krejt çka bëri sonte ishte shtylla horizontale e Nikola Kalinic.

Mbet i mbrëmjes së sontme në San Siro ishte Higuain, i cili shënoi dy golat e fitores për “zonjën e vjetër”.

Pas kësaj fitoreje, Juventus radhitet në pozitën e parë me 28 pikë, aq sa ka Napoli që radhitet në vendin e dytë, por napolitanët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Milan pas kësaj humbje momentalisht ndodhet në pozitën e tetë me 16 pikë të tubuara./Korneri.net.

Artikulli paraprakMonaco fitoi me stil të kampionit në fuqi
Artikulli tjetërReagim i gjatë i KF Flamurtarit