Mateo Kovacic nuk lëviz nga Madridi. Reali nuk e lë të lirë mesfushorin kroat, teksa sipas të përditshmes “AS”, disa ditë më parë ka refuzuar një ofertë 75 milionë euro të ardhur nga Juventus.
“Nuk shitet” ka qenë përgjigja e “Los Blancos”, pasi Kovacic është pjesë e planeve të Zidane për sezonin e ri. Ai bëri një paraqitje fantastike në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës.
Nuk përjashtohet një tjetër tentativë e Juventusit në ditët e fundit të merkatos, por me shumë mundësi do të marrë sërish si përgjigje: Nuk është në shitje.