Juventusi është vetëm 1 pikë larg titullit kampion në Serie A.
“Zonja e Vjetër” ka marrë një fitore shumë të rëndësishme pasi ka mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Bolognës.
Ishin miqtë të cilët kaluan të parët në avantazh me anë të Verdit i cili nuk gaboi nga pika e penalltisë.
Gjatë pjesë së dytë u “zgjua” skuadra e Allegrit e cila realizoi me anë të 53’ De Mario (autogol), Khedira (64’) dhe Dybala 69’.