Para, për të siguruar bilancet.

Me suksesin kundër Ferencvaros, Juventus siguroi për të shtatën herë radhazi kualifikimin për në raundin e dytë të Champions League, një arritje ekonomike, por edhe sportive, shkruan Korneri.net

Siç raportohet sot nga Tuttosport, ekipi i Andrea Pirlos, falë kalimit në fazën e nokautit, tashmë ka fituar hiq më pak se 33 milionë euro, të garantuara nga Uefa: 15.3 të tarifës së pjesëmarrjes, 2.7 milionë për çdo fitore ( janë 900 mijë euro për çdo barazim) dhe 9.5 për hyrjen në raundin e dytë. Nëse do të vazhdonte deri në finale në Stamboll, Juve do të grumbullonte edhe 38 milionë, 10.5 për çerekfinale, 12.5 për gjysmëfinale, 15 finale, së cilës duhet t’i shtohet edhe bonusi prej 4 milionë për ata që ngrit Kupën.

Miliona të tjerë – Përveç këtyre numrave, duhet të merren parasysh dy aspekte të tjera, renditja historike dhe marka e klubit, për të cilat tani mund të flasim vetëm për vlerësime. Renditja bazohet në performancën e klubit gjatë 10 viteve të fundit (vitin e kaluar Juve fitoi 29.9 milionë), dhe nga të drejtat televizive. Inter, Atalanta, Lazio dhe Juve do të ndajnë rreth 50 milionë euro, gjysma bazuar në vendosjen e tyre në kampionatin e kaluar dhe gjysma tjetër bazuar në përparimin e secilës skuadër në Ligën e Kampionëve. Më në fund, ka të ardhura nga arka për t’u marrë në konsideratë, por pa shikues nëpër  stadiume është e vështirë  parashikohet. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here