Nga Spanja vijnë lajme të mira për tifozët e Juventusit. E përditshmja katalunase “Sport.es”, në numrin e fundit ka shkruar për inteesimin e madh të kampionit italian për Sergi Roberton, përcjell Korneri.net.
Sipas këtyre shkrimeve Juventus ka bërë gati saktësisht 40 milionë euro për ta paguar klauzolën e mesfushorit 25-vjeçar, i cili ka kontratë me blaugranët deri në vitin 2019.
Për të janë të interesuar edhe Chelsea e Manchester United, por duket se Juventus do të kryje punë i pari. /Korneri.net

Artikulli paraprakJuventus i jep 10-tën Dybala-s, ja kush e ka veshur para tij
Artikulli tjetërRose ndez “alarmin e kuq”, te dy skuadrat nga Manchesteri