Kur para një viti u trasferua te Juventus me një çmim të rëndë 90 milionë euro, Gonzanlo Higuain ishte tema kryesore në Itali dhe më gjerë.
Juventus kurr nuk ka qenë klub që kishte shpenzuar aq shumë për një futbollist, por të trasferohet një sulmues i klasit botëror nga njëri prej rivalëve më të mëdhenjë të biankonerëve Napoli, ishte tregim në vete, shkruan Korneri.net.
Më pas erdhën kritikat për mbipeshën e tij, mirëpo më të nis stinori ai tregoi se është supersulmues dhe i pakonkurencë.
Në stinorin debutues e tij për Juventusin shënoi 32 gola, dhe ishte ndër më meritorët për titullin në Itali dhe finalen e Ligës së Kampionëve.
Është normale që një futbollist si ai të jetë dëshirë e pak klubeve të pasura që mund të ofrojnë edhe më shumë sesa Juventus e bleu nga Napoli. Kështu, Chelsea i ka ofruar për argjentinasin 100 milionë euro, mirëpo Juventus pa asnjë problem i refuzoi duke u bërë me dije se ai nuk shitet dhe Juventus nuk është klub që i liron lehtë lojtarët, e sidomos nuk ka mundur të hyjë në këto ujëra vetëm 24 orë pasi Leonardo Bonucci iu bashkua Milanos. /Korneri.net