Juventusi dëshiron t’i japë Massimiliano Allegrit një goditje tjetër në mesfushë.

Pas ardhjes së Locatellit në verë, menaxhmenti i Juventusit po punon për të siguruar një profil të nivelit absolut për të përforcuar zonën qendrore të fushës. Lajme të rëndësishme mund të vijnë në javët e ardhshme pas bisedimeve me Chelsea, përcjell Korneri.net

Drita jeshile për Jorginhon

Në finalen e Ligës së Kombeve, e cila e pa Francën si protagoniste duke mposhtur  Spanjën, në sy ka rënë  Aurelien Tchouameni, mesfushori i  Monakos i lindur në vitin 2000, i inkuadruar nga Deschamps në vend të Rabiot, pasi ky i fundit  rezultoi pozitiv për covid. Siç u zbulua nga edicioni i sotëm i Tuttosport, lojtari iu afrua  skuadrës angleze Chelsea, që tash  mund t’i jep dritën jeshile shitjes së Jorginhos për të kaluar te Juventusi. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here