Superkupa e Italisë, Juventus-Napoli, do të luhet sonte  në “Mapei Stadium”, për trofeun e parë të sezonit 2020-2021.

Juventus si kampion i Italisë përballet me fituesin e Coppa Italia, tashmë ndër rivalët më të mëdhenjë në futbollin italian, e sidomos pas polemikave të mëdha për ndeshjen e pazhvilluar kampionale, e cila pas shumë ankesave të bëra nga klubi napolitan do të zhvillohet pak pak javësh, duke e kthyer vendimin e parë për fitoren në tavolinë të binakonerëve, përcjell Korneri.net

Juventusi nuk është i njëjtë s ii idicioneve të kaluara, po pranon shumë gola, nuk po luan mirë, po bënë shumë gabime, kurse humbja në “San Siro” ndaj Interit ka lënë gjurmë jo pak të kjo skuadër. Andrea Pirlo kërkon trofenë e parë të sezonit dhe për ta arritur këtë qëllim kërkon qasje tjetër nga ana e lojtarëve, në të kundërtën edhe mund të shkarkohet.

Nga ana tjetër, Napoli vjen me moral dhe entuziazëm të lartë, sidomos pas fitores së thellë  6-0 ndaj Fiorentinës, në Serie A.

Juventusi dhe Napoli janë përballur tri herë në Superkupën e Italisë: në vitet 1990, 2012 dhe 2014. Në dy raste kanë triumfuar napolitaët, (1990 dhe 2014) dhe në një rast bardhezinjtë (2012). Juve e ka fituar 15 herë Superkupën e Italisë, ndaj Napolit synon trofenë e radhës në edicionin e 33-të.

Juventusi ka arritur të shënojë në tetë ndeshjet e fundit në Superkupë dhe për herë të fundit nuk e ka gjetur golin në vitin 2005, teksa u mposht nga Interi me finalizimin e Veron.

Napoli kërkon të ruajë  miniserinë pozitive kundër bardhezinjve: në dy ndeshjet e fundit ka mundur të fitojë një takim dhe të barazojë një tjetër.

Vëmendje të veçantë për Moratan e Juves dhe Lozanon e Napolit. Janë futbollistët e vetëm që kanë mundur të shënojnë në të gjitha garat në këtë sezon (Serie A, Kupa e Italisë dhe Evropë) dhe nuk duan të humbin golin as në Superkupë. /Korneri.net

Artikulli paraprakEXOSKELETON Corresponding Articles
Artikulli tjetërRoma kishte realizuar gjashtë zëvendësime! Do ta kishte humbur ndeshjen në tavolinë ndaj Spezias