Janë ende të forta polemikat pas sfidës së “Serie A” Juventus-Milan, të fituar 2-1 nga bardhezinjtë. Këta të fundit morrën tre pikë në shtëpi falë një penalltie të akorduar nga arbitri Davide Massa në minutat e fundit të shtesës së pjesës së dytë të lojës, shkruan “telesport”. Një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga argjentinasi Paulo Dybala dhe që ka bërë të shpërthejë zemërimi i popullit kuqezi.

Por situata është përkeqësuar. “La Stampa” lajmëron se në adresë të arbitrit Massa kanë mbërritur fillimisht një telefonatë dhe më pas një letër anonime kërcënuese. Një moment delikat që ka tërhequr vëmendjen e DIGOS, (Divizioni i Hetimeve të Përgjithshme dhe Operacioneve Speciale). Ky i fundit tashmë po heton mbi kërcënimet ndaj arbitrit që përfundoi në shënjestrën e kritikave për atë penallti që vendosi fatin e ndeshjes.

Artikulli paraprakVentura me formacion të frikshëm ndaj Shqipërisë, ja skema e Italisë ndaj Shqipërisë!
Artikulli tjetërMediat britanike te sigurta: Wenger e “viktimizon” këtë trajner, gati kontrata 2-vjeçare….