Mediat italiane bëjnë të ditur se pas interesimit të Bayern Munchen dhe Chelsea, edhe Juventus është në gjurmët e mbrojtësit të Napolit, Elseid Hysajt, mirëpo përgjigja nga napolitanët është tërsisht negative, shkruan “Korneri.net”.
Hysaj nuk preket!”, ka qenë komunikata e drejtuesve të Napolit që duket se gjen fillesa te vetë presidenti i skuadrës, i cili ishte i gatshëm të vendoste një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e Hysajt, duke treguar qartë se është një futbollist tek i cili pritshmëritë janë shumë të larta./Korneri.net.