Kur jemi shumë afër gjysmëfinales së dytë Monaco-Juventus, skuadra italiane po kërkon të mos e nënvlerësojë ekipin e Principatës, pasi po mendon që në fushë të inkuadrojë një formacion të kujdesshëm dhe me një skemë 4-2-3-1, me Claudio Marchisio tiullar i cili do të zëvendësoj të suspenduarin Sami Khedira, shkruan Korneri.net.
Edhe në stërvitjen e fundit, trajneri Allegri provoi të njëjtët lojtarë, që po bëjnë diferencën në Itali dhe në Evropë. Cuadrado, Mandzukic, Dybala dhe Higuain do të jenë ata që do të finalizojnë aksionet sulmuese në stadiumin “Louis II”.

Nga ana tjetër skuadra e Monacos ka shumë talent në skuadër duke filluar nga Kylian Mbappe, për të cilin gjigantët e Evropës ofrojnë deri në 100 milionë euro, e deri tek i rigjeneruari Radamel Falcao.
Në krahasim me ekipin që mundi Toulouse, trajneri Jardim ka riaftësuar Bakayoko, ndërsa në të djathtë Toure do të zëvendësojë Sidibé që është operuar.
Deri më tani, historia e së kaluarës evropiane është në anën e bardhezinjve, madje në të kaluarën e afërt, mbrojtja e Juventusit i ka ngjarë një bunkeri. Asnjë humbje këtë edicion në Champions dhe numri më i vogël i golave të pësuar, vetëm 2 në 10 ndeshje, numra që të shtunën në Monaco e bëjnë favorite./Korneri.net

Artikulli paraprakIniestan do ta shohim edhe një vit tjetër
Artikulli tjetërEdhe Juventus i bashkohet garës për senzacionin e kampionatit skocez