Gjiganti italian Juventus ka përfituar bonuse më shumë se çdo klub tjetër pasi një numër i madh futbollistësh që ka në gjirin e saj ishin pjesëmarrës në kualifikime dhe në fazën finale të Euro 2016.

Numri i përgjithshëm i klubeve që kanë përfituar bonusin e përcaktuar, është 641, ndërkohë që vlera totale është 150 milionë euro, 50 milionë më shumë se shpërblimi i dhënë për vitin 2012.

Sipas skemës së përcaktuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA, 100 milionë euro shkuan për klubet që lejuan futbollistët e tyre në fazën finale të Euro 2016, ndërsa 50 milionët e tjerë për ata që morën pjesë në kualifikuese me kombëtaret e tyre.

Në këtë pikë, klubi që përfitoi më shumë është Juventus që kishte 12 futbollistë në Europianin e Francës. Shifra që shkoi në arkat e “Zonjës së Vjetër” ishte rreth 3.5 milionë euro duke lënë pas vetëm për pak Liverool-in me gati 3.4 milionë euro. Podiumin e plotëson një tjetër skuadër angleze, Tottenham me 3 milionë euro i ndjekur nga Manchester United dhe Bayern Munchen.

Klasifikimi vijon me Realin e Madridit, Arsenalin e Barcelonën, ndërkohë që në dhjetëshen që kanë përfituar këtë bonus nga UEFA përfshihen edhe Roma e Southampton.

Artikulli paraprakEkskluzive: Besa godet fuqishëm me sulmuesin e kampionatit turk [FOTO]
Artikulli tjetërBayern në gjurmët e yllit të Premier League