Kampioni aktual i Italisë, dhe finalisti i Ligës së Kampionëve, Juventus, nuk po kalon formë të mirë në Sereie AS pasi në tri ndeshjet e fundit i ka fituar vetëm dy pikë, pas barazimeve 2:2 me talantan në Bergamo, dhe barazimit 1:1 në shtëpi me rivalin lokal Torino, kurse u deklasua nga Roma në Olimpico 3:1, shkruan Korneri.net.

Por, skuadra e Massimiliano Allegrit që ka 4 pikë më shumë se Roma dy javë para fundit, duhet të ketë frikë nga Crotone që është skuadra më e mirë në Itali në 7 ndeshjet e fundit kampionale, edhe pse Juventus po bëhet gati për festën “scudetto”.
Kalabrezët të cilët ishin të shlyer para një muaji e gjysmë, megjithatë janë ngrit në këmbë dhe besoni apo jo, në shtatë javët e fundit kanë fituar 17 pikë dhe janë të parët së bashku me Napolin, ndërsa kur dihet se Empoli dhe Genoa kanë një respektivisht dy pikë më shumë, atëherë Crotone do të synojë së paku një pikë ta fitoj në Torino për të shpresuar më pas në duelin e fundit kampional të shpëtoj nga rënia në Serie B.

Juventus në vitin 2000 e kishte humbur titullin në xhiron e fundit nga Lazio, edhe pse ndeshja atëkohë shumë e përfolur në Perugia, nuk është dashur ndoshta të zhvillohet fare për shkak të ujit të madh në fushën e blerë shkaku i të reshurave të shiut. /Korneri.net

Artikulli paraprakEkskluzive: Rezultati final Sigal Prishtina-Bashkimi ka ndryshuar!!!
Artikulli tjetërEnrique akoma beson te titulli….