Bardhezinjtë nuk heqin dorë nga Thomas Lemar dhe Kylian Mbappe, dy sulmuesit francezë të Monaco-së kryesuese në Ligue 1. Të dy janë shumë të rinj, 21 vjeç i pari dhe 18 i dyti, dhe janë mes protagonistëve të kampionatit të jashtëzakonshëm që po zhvillon ekipi i Jardim. Shpërthimi i tyre në Ligue 1 ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të gjysmës së Europës, të cilët janë gati të shkojnë në Francë për të provuar t’ia vjedhin klubit të Principatës kartonët e tyre. Lemar, me 33 ndeshje dhe gola në këtë sezon, ndiqet nga Manchester City dhe klubi francez ka kërkuar 40 milionë euro për kartonin e tij. I rritur te moshat e Caen, lojtari ka një kontratë deri në 2020-ën me Monaco dhe ka pak mundësi që të shitet për një shumë të pranueshme.

E njëjta gjë vlen edhe për Kylian Mbappe, sulmues i datëlindjes 1998, autor i 7 golave në kampionat, në 17 ndeshje. Në ndeshjen e fundit të luajtur kundër Metz jka realizuar tre gola dhe janë të shumtë ata që e konsiderojnë si “Henry i ri”. Janë të shumta skuadrat që interesohen për të. Kryesisht janë ekipe të Premier League, ku Arsenal dhe Tottenham i janë bashkuar grupit të konkurrentëve, që përfshin Manchester United, Liverpool, PSG, Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. Falë golave të tij, Mbappe ka befasuar të gjithë dhe ka shkruar emrin e tij mes rekordeve të kampionatit francez, duke u bërë lojtari më i ri i historisë që ka realizuar shtatë gola në Ligue 1.

 

 

Artikulli paraprakLivoreka beson në fitore ndaj Besës
Artikulli tjetërGoli i javës në garat evropiane