Pas largimit të yllit të mesfushës Paul Pogba te Manchester United, Juventus është hedhur në kërkim të lojtarit që do të zëvendësojë francezin. Një kandidat mesa duket është Cesc Frabregas. Këtë e raportojnë disa burime në Itali.

Te Chelsea spanjolli mund të mos të jetë pjesë e formacionit, pasi trajneri Antonio Conte thuhet të preferojë lojtarë të tjerë në vend të tij në mesin e fushës. Madje thuhet se ka qenë pikërisht trajneri italian që i ka ofruar mesfushorin Kampion Bote dhe Evrope ish-ekipit të tij.

Fabregas u transferua te Chelsea nga Barcelona në vitin 2014 për 33 milionë euro. Tashmë Blutë kërkojnë më shumë për ta shitur: Plot 45 milionë euro thuhet të ketë ofruar Juventus sipas Tuttosport.

Artikulli paraprakZyrtare: Forlan për tre muaj te kjo skuadër
Artikulli tjetërFrikë nga Mourinho, “arratisën” të rinjët e United?