Juventus ka mposhtur Romën në penallti në miqësoren e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup”.

Në minutën e 29-të kampionët e Italisë kalojnë në avantazh me anë të Mandzukic. Sulmuesi kroat merr një top në hyrje të zonës, kalon portierin roman dhe me portën bosh nuk e ka të vështirë të shënojë.

Roma barazon në pjesën e dytë. Sulmuesi kryesor, Edvin Dzeko i ndodhur i lirë brenda zone vetëm sa e shtyn topin në rrjetë, duke baraspeshuar gjithçka.

Juve fitui me rezultatin 5-4 pas penalltive.

Artikulli paraprakSevilla e mposht, por Arsenal fiton Emirates Cup
Artikulli tjetërMourinho “thumbon” Conten për flokët