Një tjetër javë fenomenale në Serie A, me rezultate befasuese dhe me gola.
Juevntus shënoi fitore të pritur ndaj Pescaras në udhëtim 0:2, me këto tri pikë duket se po e [rek titullin e kampionit me njërën dorë pasi tash shkoj në +8 ndaj Romës.
Gonzalo Higuain sërish shënoi të dy golate biankonerëve për të hyrë në garë për golashënuesin më të mirë në Serie A edhe këtë vit, ashtu siç e bëri në atë të kaluarin sa ishte te Napoli.
Argjentinasi ka arritur në kuotën e 23 golave.

Roma definitivisht shuan ëndrrën për titull pas barazimit zhgënjyes në shtëpi 1:1 me Atalantan super të mirë. Jasmin Kurtic e kaloi Atalantan në epërsi, për ta barazuar rezultatin Edin Dzeko em të nis pjesa e dytë.
Atalanta fiton një pikë të madhe për Europa League, kurse Roma tash do të luftojë me Napolin për pozitën e dytë dhe kualfikimin direkt në Champions League.

Lazio mori një pikë të madhe dhe atë në sekodant e fundit në udhëtim te Genoa, që sëriosh drejtohet nga kroati Juric.
Vendasit luajtën shumë mirë dhe kishin epërsinë dy herë kur shënuan Giovanni Simeone dhe Goran Pandev, mirëpo mysafirët barazuan me Lucas Biglia dhe Luis Alberto në minutën e tretë të kohësh shtesë.

Fiorentina humbi 1:2 nga Empoli, Cagliari deklasoi Chievon 4:0, Torini barazoi 1:1 me Crotonen, kurse pa gola përfundoi ndeshja Palermo-Bologna.

Artikulli paraprakGjilani dhe Llapi i ndanë pikët
Artikulli tjetërFitojnë të gjithë të mëdhenjtë me rrebesh golash