Për ta synuar Evropën apo më saktë Ligën e Kampionëve, duhet të kesh futbollistë cilësor, kurse në këtë drejtim po punon jashtëzakonisht shumë kampioni dhe lideri në Itali, Juventus.
Zyrtarët e klubit kanë në plan që gjatë verës të transferojnë nga Paris SG, majtakun argjentinas Angel Di Maria. Është e vërtetë se të marrësh lojtarë nga një klub i pasur nuk është lehtë, por Juventus mendon se me 35-40 milionë euro mund t’i bind francezët që ta shet reprezentusin argjentinas.