Juventusi e ka pranuar ofertën e Napolit për blerjen e Simone Zazas, njoftojnë mediat në Itali.

Sulmuesi ishte pranë kalimit te Wolfsburgu, mirëpo transferimi dështoi në minutat e fundit.

Në garë u përfshinë Partenopei dhe calciomercato.it njofton se Bianconerët e kanë pranuar ofertën prej 28 milionë eurosh për lojtarin.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në vlerë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, marrëveshja nuk mund të përmbyllet derisa Manolo Gabbiadini të nënshkruajë me Evertonin, me ç’rast Napoli pritet të përfitojë 30 milionë euro

Artikulli paraprakÇfarë momenti i sikletshëm për presidentin e Francës [FOTO]
Artikulli tjetërE pabesueshme: Milan mendon rikthimin e futbollistit të “hargjuar”