PALERMO, ITALY - NOVEMBER 06: Suso of Milan celebrates with team mates after scoring the opening goal during the Serie A match between US Citta di Palermo and AC Milan at Stadio Renzo Barbera on November 6, 2016 in Palermo, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Chievos në xhiron e 12-të të Series A.

Klubi nga Torino fitoi me rezultat 2 me 1, me të tre golat e shënuar në pjesën e dytë.

Mario Manxhukiq hapi rezultatin në minutën e 53-të. Rezultati u barazua 13 minuta më vonë nga Pellisier, e Miralem Pjaniq në minutën e 75-të vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Fitore me rezultat të njëjtë shënoi edhe Milani ndaj Palermos.

Suso kaloi Milanin në epërsi në minutën e 15-të. Nestorovski barazoi gjithçka në minutën e 71-të, ndërsa Lapadula ktheu Milanin në epërsi në minutën e 82-të duke vulosur fitoren e “Rossonerëve”.

Juve prin në tabelë me 30 pikë, pesë para Milanit që është i dyti.

Artikulli paraprakVala Superliga: Prishtina siguroi tre pikë në sekondat e fundit, Trepça 89′ barazoi, fituan Llapi dhe Besa
Artikulli tjetërLiverpool e “çmonton” Watfordin