Ideja e re e Juventusit në marrëveshjen që mund ta dërgojë mesfushorin Miralem  Pjanic te Barcelona është shumë e mirë.

Gjiganti italian kërkon nga klubi spanjoll Ousmane Dembélé në huazim, raporton “Mundo Deportivo”, pasi lojtari i cili ende po vuan me problem fizike te Barcelona, do të duhej të provohej në vitin e parë te Juventus, e më pas të bëhet marrëveshja për transferimin definitiv, përcjell Korneri.net

Për këtë arsye Fabio Paratici para se ta blinte kartonin e lojtarit, do të dëshironte një sezon prove, pra ta huazojë dhe të ulet në tavolinë më klubin katalunsa për çmimin e futbollistit. Normalisht, kjo është vetëm një ide e italianëve të cilët ia kanë propozuar Barcelonës, pasi përgjigja duhet të vjen direkt nga blaugranët ditëve të ardhshme. /Korneri.net

Artikulli paraprakBakayoko kthehet te Milan?
Artikulli tjetërAllegri afër gjigantit evropian