Skuadra e Juventusit mposhti Barcelonën me rezultatin 3-0 për fazën e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Bardhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer duke u bërë kështu një pretendente kryesore për fitimin e Championsit.
Spektakli që dhuroi “Zonja e Vjetër” i dha Barcelonës në një karikaturë komike të publikuar në rrjetet sociale.
Në karikaturë shihet një plakë që simbolizon zonjën e vjetër (Juventusin) duke i qëlluar me shapkë fëmijët (futbollistët) e Barcelonës teksa luajnë me top.