Dy vjet më vonë, pas finales së Berlinit, Juventusi dhe Barcelona takohen përsëri në Champions. Kësaj here në raundin çerekfinal të kompeticionit më madhor për klubet në Europë.

Ish-mesfushori katalanas, Xavi, ka prognozën e tij në lidhje me këtë përplasje:

“Barcelona ka ndryshuar pak nga ajo finale. Janë po ata lojtarë, pothuajse. Juventusi është tjetër. Sot ka Higuain, Dybala, Mandzukic apo Alves.

Torinezët e kanë ndryshuar rrënjësisht mesfushën, sepse nuk luajnë më me Pirlo, Vidal dhe Pogba.

” Xavi shikon favorit ish-klubin e tij për t’u kualifikuar më tej, edhe pse e di se do të jetë një detyrë e komplikuar: “Ekipet italiane janë gjithmonë të vështira. Më shumë se stili, vështirësia qëndron në mbrojtjen me tre dhe vendosjen e gjatë në fushë, për shkak se bëjnë presion shumë lart. Por ju duhet të përshtateni. Barcelona i ka të gjitha mjetet, trajneri Luis Enrique është i shkëlqyer taktikisht. Me siguri kanë punuar dhe e kanë analizuar imtësisht kundërshtarin.

”Xavi parashikon një ndeshje ku Barcelona do të ketë topin, ndërsa Juve do t’i presë katalanasit dhe do tentojë të nisë sulme të drejtpërdrejta me Higuain dhe Dybala: “Ndeshjen mund ta vendosin individualitetet, sepse të dyja skuadrat kanë të tillë të spikatur.”

Vëmendje: Raporti është huazuar nga “Telesport”.

Artikulli paraprakPioli afër shkarkimit nga Inter! Zbulohet lista e kinezëve me 5 emra të mëdhenj për trajnerin e ri
Artikulli tjetërNdeshje humanitare Federer-Murray: Gjest perfekt i britanikut me fëmijun që mbledh topa! (Video)